Flota e “Airbus”, porosi për 430 avionë

Bota

Flota e “Airbus”, porosi për 430 avionë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 14:57
Airbus

Kompania “Airbus” firmosi një marrëveshje për shitjen e 430 avionëve, një prej porosive më të mëdha në historinë e aviacionit tregtar.

Blerjen masive për mjetet e grupit “A320 Neo”, firma private e investimeve “Indigo Partners”, që ka ngritur linja ajrore low-cost në mbarë botën e vulosi gjatë show-t ajror të Dubait të mërkurën.

Por avionët e siguruar prej saj nuk do t’i shkojnë që të gjitha një kompanie të vetme ajrore. Për të realizuar blerjen, “Indigo” përdori fuqinë e negocimit të disa transportuesve të saj.

Marrëveshja do t’i shpërndajë avionët tek “Frontier Airlines” i Shteteve të Bashkuara, “Volaris” i Meksikës, “Wizz Air” i Hungarisë dhe “JetSmart” i Kilit, i hyrë rishtaz në treg.

Përmasat mahnitëse të ujdisë, të cilën vetë airbus e përshkroi si “njoftimin më të madh tregtar që është bërë ndonjëherë” e zunë në befasi industrinë e aviacionit.

Në prizmin e perspektivës, një kompani e vetme ajrore me 430 avionë do të listohej mes 10 transportuesve më të rëndësishëm të planetit.

Me një vlerë prej gati 50 miliardë dollarësh në listën e çmimeve, marrëveshja përbën një rikthim të fuqishëm për “Airbus”, që me porositë e këtij viti kishte mbetur shumë prapa rivalit të vet më të fuqishëm, “Boeing”.

Zakonisht blerësit në një listë të tillë përfitojnë ulje prej 40% deri në 60%, por në rastet e marrëveshjeve vërtet të mëdha, ulja bëhet edhe drastike.

Ujdia historike përbën një akt final madhështor edhe për numrin një të shitjeve të “Airbus”, John Leahy, i cili planifikonte tërheqjen nga kompania me t’u zgjedhur pasardhësi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat