Irani e akuzon Francën për nxitjen e krizës në Lindjen e Mesme

Bota

Irani e akuzon Francën për nxitjen e krizës në Lindjen e Mesme

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:43
Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian

Irani e ka kritikuar politikën e Francës në Lindjen e Mesme, duke thënë se ajo po shkakton kriza rajonale pasi Parisi “po anon dhe është i njëanshëm”.

Kritikat e sotme nga Ministria e jashtme e Iranit u bënë një ditë pasi ministri i jashtëm franccez, Jean-Yves Le Diran, e akuzoi Teheranin për ambicje “hegjemonike” në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Bahram Ghassemi, tha se “duket se Franca ka qasje të njëanshme në krizat në rajon dhe kjo qasje, e qëllimshme apo jo, po i kontribuon shndërrimit të krizave potenciale në kriza reale”.

Le Diran në komentet e tij në Arabinë Saudite, ku ishte për vizitë me qëllim të zgjidhjes së krizës së shkaktuar nga shpallja e papritur nga kryeministri i Libanit, Saad al-Hariri, më 4 nëntor, se po tërhiqet nga posti i tij.

Hariri e kishte bërë këtë deklaratë gjatë transmetimit nga Arabia Saudite.

Ligjvënës të Libanit thanë se zoti Hariri planifikon që nesër të ketë një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat