Rusia përdor veton kundër draftit të Japonisë për armët kimike në Siri

Bota

Rusia përdor veton kundër draftit të Japonisë për armët kimike në Siri

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 01:25
OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dështuar të miratojë një rezolutë të re mbi zgjerimin e Mekanizmit të Përbashkët Hetimor (JIM) të OKB-OPCË mbi sulmet e armëve kimike në Siri.

Rusia dhe Bolivia kanë votuar kundër draftit të ri të përpiluar nga Japonia.

Projekti parashikonte një shtyrje “teknike” të hetimit për 30 ditë, gjatë së cilës OKB do të përpunonte propozime se si mund të vazhdohej hetimi në mënyrë që të dilnin të kënaqëura të gjitha anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Pas miratimin e rezolutave, hetimi pritet të përfundojë të premtën, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB nuk arriti të binte dakord mbi zgjatjen e tij në seancën e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat