Nëndetësja e zhdukur, diktohen sinjale satelitore

Bota

Nëndetësja e zhdukur, diktohen sinjale satelitore

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 10:56
Foto ilustruese

Autoritetet argjentinase diktuan sinjale që mendohet se vijnë nga një nëndetëse që u zhduk befas, me 44 njerëz në bordin e saj.

Ministria e mbrojtjes e Argjentinës tha se tashmë po përpiqet që të zbulojë burimin e këtyre sinjaleve, me shpresën se do të gjejë nëndetësen e humbur. Sipas autoriteteve duket se nga nëndetësja janë nisur gjatë të shtunës, 7 sinjale satelitore drejt bazave të ndryshe detare.

Sinjalet janë nga 4 deri në 36 sekonda të gjata, por sidoqoftë, nuk pati asnjë komunikim të ndërsjellë. Argjentina ka shtuar përpjekjet e kërkimit në Atlantikun Jugor dhe operacionit i është bashkuar edhe një avion i NASA-s.

Nëndetësja ‘Ara San Juan’ po kthehej nga një mision rutinë dhe kontakti i saj i fundit me marinën ishte të mërkurën rreth 430 km larg bregut. Autoritetet mendojnë se nëndetësja nuk mund të komunikojë me bazën për shkak të ndonjë defekte elektrik dhe manuali i marinës dikton se në një rast të tillë, mjeti lundrues duhet të dalë në sipërfaqe. Por pavarësisht kërkimit masiv, deri tani ende nuk ka asnjë gjurmë të nëndetëses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat