Ministrat e Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë diskutojnë për Sirinë

Bota

Ministrat e Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë diskutojnë për Sirinë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 18:43
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ai turk, Mevlut Cavusoglu bashkë me homologun e tyre rus, Sergei Lavrov.

Ministrat e Iranit, Rusisë dhe Turqisë janë takuar në Turqi, për të diskutuar luftën civile në Siri, para samitit të Sochit në Rusi.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusloglu, zhvilloi takimin në dyer të mbyllura me homologun e tij rus, Sergei Lavrorv dhe atë iranian, Mohammad Javad Zarif në Antali.

Ministri iranian ka folur për takimin, ai i quajti këto bisedime “shumë të dobishme”, duke thënë se “ kemi arritur marrëveshje në disa çështje kyçe”, raportojnë agjencitë ruse.

Diplomati rus, ka refuzuar të ofroj detaje rreth takimit të mbajtur. Ai e kishte paralajmëruar takimin, përpara se presidenti rus, Vladimir Putin, të tkohej me homologët e tij iranian dhe turq, Hassan Rohani dhe Recep Tayyip Erdogan.

Takimi i tyre do të fokusohet në reduktimin e dhunës në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat