Arrestohet mësuesja që përdorte drogë në orë të mësimit

Bota

Arrestohet mësuesja që përdorte drogë në orë të mësimit

Nga: A.S Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 09:34
Mësuesja Samantha Cox që dyshohet se e përdori drogën në klasë

Një mësuese është arrestuar pasi që dyshohet se gjatë orës së mësimit po merrte drogë, raporton “Daiky star”, përcjell “Bota sot”.

Ngjarja është incizuar nga një nxënëse në klasë.

Më pas nxënësi ndau videon me shokët e klasës dhe më vonë me stafin tjetër të shkollës që përfundoi edhe në dorën e policisë.

"Ajo ishte në qoshe të fshehur me një karrige dhe një libër, dhe atë që dukej të ishte kokainë”, ka thënë nxënësi që e ndau video-inicizimin.

"Unë në fakt kam shikuar pamjet përsëri dhe përsëri, dhe e kuptova se mësuesja ime e gjuhës angleze po merrte kokainë"

Mësuesja është Samantha Cox, 24 vjeçare. Policët shtetërorë të Indiana pastaj arrestuan Cox për posedimin e drogës dhe akuza për bartje të drogës.

Zyrtarët më vonë thanë se substanca për të cilën ajo ishte kapur mund të ishte një përzierje e heroinës dhe kokainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat