Deklarata e fortë e këshilltarit të Trump: Lufta midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut gjithnjë e më afër

Bota

Deklarata e fortë e këshilltarit të Trump: Lufta midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut gjithnjë e më afër

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:58
Donald Trump dhe Kim Jong Un

Lufta midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut “afrohet gjithnjë e më shumë çdo ditë”, paralajmëron Shefi i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Herbert Reymond McMaster, këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump per ceshtjet e sigurise, raporton “Independent”.

“Mendoj se rreziku po shtohet dita ditës, çka do të thotë se ne jemi në sfidë me kohën për të zgjidhur këtë problem”, tha ai në Forumin për Sigurinë Kombëtare Regan në Kaliforni.

Madje McMaster shtoi se SHBA-ve dhe aleatëve nuk i mbeten shumë kohë në përgatitjet për t’i bërë ballë konfliktit.

Për këshilltarin e presidentit Trump, duhet bërë ç’është e mundur megjithatë për të shmangur luftën. Sipas tij, rol kyç në këtë drejtim mund të luaj Kina, aleati i madh i Koresë së Veriut. McMaster i propozoi Pekinit të ndalojë krejtësisht furnizimin me naftë për Penianin. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet programi raketor i Koresë së Veriut, që do ta ketë të pamundur të vihet në lëvizje në mungesë të karburantit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat