Forcat kurde njoftojnë përfundimin e operacioneve anti-ISIS

Bota

Forcat kurde njoftojnë përfundimin e operacioneve anti-ISIS

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 19:44
ilustrim

Forcat kryesore kurde në siri njoftuan sot përfundimin e betejës së tyre kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në provincën e Deir Ezzor, duke garantuar se kanë larguar xhihadistët nga zona e operacioneve.

Dikur një prej bastioneve kryesore të ISIS-it në Siri, kjo provincë e pasur me naftë është shënjestruar që prej verës nga dy ofensiva të ndryshme, një e zhvilluar nga Forcat Demokratike Siriane (FDS), e dominuar nga Kurdët dhe e mbështetur nga Uashingtoni, tjetra nga ushtria siriane dhe e mbështetur nga Rusia.

Zona e operacioneve të FDS-së, e dominuiar nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), ndodhej në lindje të Eufratit, lum që ndan provincën e Deir Ezzor në dy.

Nga ana tjetër, ushtria siriane vazhdon të luftojë kundër një grupimi të vogël xhihadistësh në pjesën perëndimore të lumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat