SHBA ‘tregon forcën’: Qindra avionë drejt Koresë…

Bota

SHBA ‘tregon forcën’: Qindra avionë drejt Koresë…

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 14:44
Kjo është stërvitja më e madhe e kryer ndonjëherë mes dy vendeve.

Qindra avionë, mes tyre edhe dhjetëra avionë që nuk pikasen nga radarët, kanë nisur të hënën një stërvitje mes SHBA dhe Koresë së Jugut.

Kjo është stërvitja më e madhe e kryer ndonjëherë mes dy vendeve.

Ajo pritet të zgjasë pesë ditë.

Stërvitja vjen në kohën kur mes SHBA dhe Koresë së Veriut po ‘luhet luftash’.

Vendi komunist ka testuar raketën më të fuqishme, e aftë që të godasë lehtësisht në tokën amerikane.

Ndërkohë që SHBA ka dërguar avionët në gadishull, vendi komunist ka nisur mobilizimin.

Media e këtij vendi thotë se stërvitja e përbashkët SHBA-Kore e Jugut po e çon rajonin më pranë luftës bërthamore.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat