Deputeti i propozon martesë të dashurit nga foltorja

Bota

Deputeti i propozon martesë të dashurit nga foltorja

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 16:13
Deputeti liberal australian, Tim Wilson

Një veprim i guximshëm por gjithë dashuri brenda. Deputeti liberal australian, Tim Wilson, ka propozuar të dashurin e tij për martesë nga foltorja e parlamentit.

Ndërsa në seancën e së dielës po diskutohej pikërisht liberalizimi i martesave brenda të njëjtës gjini, ai ka zgjedhur që ta bëjë të paharrueshëm momentin e propozimit për partnerin e tij Ryan Patrick Bolger.

“Personi që dua të falenderoj më shumë këto momente është i dashuri im, Ryan. Ai më ka toleruar gjatë gjithë kësaj periudhe më shumë se çdokush tjetër. Ky debat që po zhvillojmë sot këtu është kthyer në kolonën zanore të marrëdhënies sonë. Prandaj, tani në këto momente, më ka mbetur vetëm një gjë për të bërë: Ryan Patrick Bolger, do të martohesh me mua?!”, e ka pyetur ai.

Pas pyetjes, Tim ka pritur për përgjigje dhe Ryan duke buzëqeshur i ka thënë “Po”.

Ky propozim u prit me duartrokitje, ndërsa drejtuesi i seancës shprehu urimet e tij.

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihni momentin e propozimit më të pazakontë që keni parë ndonjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat