Irani: Nuk negociojmë me perëndimin për zhvillimin e raketave balistike

Bota

Irani: Nuk negociojmë me perëndimin për zhvillimin e raketave balistike

Nga: A.S Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:23
Hassan Rouhani dhe Manuel Macroni

Irani ka refuzuar të pakësojë zhvillimin e raketave balistike, me një mesazh të zjarrtë për Perëndimin që thotë se nuk është i negociueshëm, raporton “The Express”, përcjell “Bota sot”.

Bahram Qassemi, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, goditi pasi presidenti francez Emmanuel Macron urdhëroi vendin të jetë më pak agresiv në Lindjen e Mesme.

"Franca duhet të dijë se programi raketor i Iranit nuk është i negociueshëm”, ka thënë ai.

"Zyrtarët francezë dhe zyrtarë të tjerë që duan të flasin për çështjet e brendshme të Iranit duhet t'i kushtojnë vëmendje zhvillimeve të thella që kanë ndodhur në rajon gjatë dekadave të fundit dhe ndryshimeve të rëndësishme midis situatës aktuale dhe të kaluarës”, ka thënë më tej ai.

"Republika Islamike e Iranit nuk do të negociojë për çështjet e mbrojtjes dhe të raketave".

Tensionet mes Iranit dhe Francës u përkeqësuan muajin e kaluar pas intervenimit të Macronit.

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në një deklaratë të fundit ka denoncuar  politikat hegjemoniste të Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat