Ekspertët e OKB-së kërkojnë t’i hiqet ndalesa e udhëtimit Ismayilovas

Bota

Ekspertët e OKB-së kërkojnë t’i hiqet ndalesa e udhëtimit Ismayilovas

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:00
Khadija Ismayilova

Dy ekspertë të Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut i bënë thirrje Azebajxhanit që të heqë ndalesën e udhëtimit ndaj gazetares hulumtuese dhe kontribueses në Radion Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova, në mënyrë që të forcojë lirinë e medias në vend.

“Këto masa të autoriteteve kundër Ismayilovas shkojnë përtej asaj që është legjitime. Janë të dëmshme për rastin e saj individual dhe gjithashtu për ushtrimin e gazetarisë së pavarur në vend”, thanë David Kaye dhe Michel Forst, raportues i OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, përkatësisht raportues për situatën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Ismayilova është ftuar të flasë në një seminar dhe të marrë një çmim për punën e saj hulumtuese, më 1 dhjetor, por nuk ka mundur të udhëtojë për shkak të ndalimit 5-vjeçar që i është shqiptuar në vitin 2016.

“Ndalimi i pengon të drejtën e lirisë së shprehjes, pasi ka për qëllim ta ndalojë nga udhëtimi jashtë vendit, ku do të fliste për çështje të të drejtave të njeriut. U bëjmë thirrje autoriteteve ta heqin atë dhe të sigurojnë se gazetaria nuk kufizohet me pretendime false”, thanë Kaye dhe Forst.

Ismayilova, e cila e ka sfiduar ndalesën e udhëtimit në gjykatë, por pa sukses, po ashtu është ftuar në një ngjarje në Gjenevë më 6 dhjetor.

Pasi i ka kaluar gati 18 muaj në burg, nën akuzat që janë parë si hakmarrje për punën e saj hulumtuese, Ismayilova është liruar në maj të vitit 2016.

Kaye dhe Forst po ashtu kritikuan një vendim të gjykatës, të marrë më 14 nëntor, i cili ngrin llogarinë bankare të Ismayilovas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat