Avionët amerikan fluturojnë pranë kufijve të Koresë Veriore

Bota

Avionët amerikan fluturojnë pranë kufijve të Koresë Veriore

Nga: A.S Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:19
Kim Jong-un dhe Donald Trump po përkulin muskujt e tyre ushtarakë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka rrezikuar një konflikt me regjimin e Kim Jong-ut, pasi njëri nga bombarduesit e tij B-1B, fluturoi pranë kufijve të Koresë së Veriut, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi si pjesë të stërvitjes së përbashkët ajrore.

Koreja e Veriut e ka denoncuar këtë lëvizje si kërcënim dhe rajonin e konsideron së është në prag të luftës bërthamore.

Bombarduesi fluturoi nga Guam dhe iu bashkua avionëve amerikanë F-22 dhe F-35 në ushtrimet me Korenë e Jugut.

Stërvitjet, të cilat nisën të hënën, do të vazhdojnë deri të premten.

Këto stërvitje vijnë pasi që Koreja Veriore javën e kaluar testoi një raketë të avancuar ndërkontinentale balistike (ICBM) që mund të godiste edhe kontinentin amerikan.

Diktatori Kim Jong-un, duke folur nëpërmjet agjencisë së lajmeve ka thënë se Trump është "duke kërkuar për luftë bërthamore" për shkak të organizimit të stërvitjeve ushtarake pranë kufijve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat