Turqia: Vendimi i SHBA për Jerusalemin do të ndezë botën

Bota

Turqia: Vendimi i SHBA për Jerusalemin do të ndezë botën

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 12:21
Izraeli

Zëvendëskryeministri i qeverisë turke tha sot se vendimi i paralajmëruar i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit do të shtyjë këtë rajon dhe botën në “një zjarr në të cilin nuk do të ketë fund”.

“Shpallja e Jerusalemit për kryeqytet është mos respektim i historisë dhe të vërtetës në rajon. Kjo është një padrejtësi e madhe dhe çmenduri, dhe shtyn rajonin dhe botën në zjarr në të cilit nuk do t’i shihet fundi”, ka shkruar në Twitter zëvendëskryeministri i qeverisë turke, Bekir Bozdag.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat