SHBA i bën thirrje Serbisë të ekstradojë dy radikalë në Hagë - Bota Sot
SHBA i bën thirrje Serbisë të ekstradojë dy radikalë në Hagë

Bota

E shtunë, 16 dhjetor 2017

SHBA i bën thirrje Serbisë të ekstradojë dy radikalë në Hagë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:33
Ilustrim

SHBA u bëri thirrje autoriteteve serbe për të kryer detyrat e gjykatës së Hagës për arrestimin e anëtarëve të partisë radikale serbe Peter Jojiq Vjerica Radeta. Ata akuzohen për mos respektim të gjykatës.

Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit tha se Shtetet e Bashkuara "mirëpret" vendimin e Tribunalit, i cili mbyllet në fund të vitit, që rasti kundër Jojiq dhe Radeta të transferohet te pasardhësi i tij ligjor, mekanizmat e drejtësisë në Hagë.

Gjykata e Hagës ka akuzuar Jojiq dhe Radeta për ndikimin e dëshmitarëve në proces kundër shefit të tyre Vojislav Sheshel.

Serbia ka refuzuar të kryejë një urdhërarrest për dy radikalët, të lëshuar në vitin 2015, duke iu referuar vendimit të gjykatës në Beograd se është e nevojshme që të bashkëpunojnë vetëm në krimet e luftës, jo për shpërfillje të gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test