Theresa May nuk përkrahë vendimin e Donald Trump për Jerusalemin - Bota Sot
Theresa May nuk përkrahë vendimin e Donald Trump për Jerusalemin

Bota

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Theresa May nuk përkrahë vendimin e Donald Trump për Jerusalemin

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 22:48
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka shtuar zërin e saj për mospajtimin lidhur me vendimin e fundit për Jerusalemin nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

“Ne nuk pajtohemi me vendimin e SHBA për të lëvizur ambasadën e saj në Jerusalem dhe për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit përpara një marrëveshjeje për statusin përfundimtar”, tha një zëdhënës i saj duke cituar zonjën May.

“Ne besojmë se është e padobishme në lidhje me perspektivat për paqe në rajon”, citohet të ketë përfunduar May reagimin e saj ndaj vendimit të Presidentit Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test