Vdes një ushtar amerikan në Afganistan

Bota

Vdes një ushtar amerikan në Afganistan

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:27
Afganistan

NATO tha se një ushtar amerikan ka vdekur si rezultat i plagëve të marra në një aksident me makinë në lindje të Afganistanit.

Në incidentin që ndodhi në provincën Nangarhar janë plagosur edhe dy shërbyes të tjerë amerikanë, thuhet në deklaratën e misionit të NATO-s në Afganistan.

Sipas saj, incidenti "nuk ka qenë rezultat i veprimeve të armikut".

Qeveria në Kabul, e mbështetur nga Perëndimi, lufton talibanët dhe militantët e tjerë që nga tërheqja e shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014.

Me strategjinë e re për Afganistanin, administrata e presidentit amerikan, Donlad Trump, ka thënë se do të dërgojë edhe 3,000 trupa shtesë në Afganistan për të trajnuar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë në luftën kundër militantëve.

SHBA ka aktualisht 11,000 trupa në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat