CPJ: Numër rekord i gazetarëve të burgosur

Bota

CPJ: Numër rekord i gazetarëve të burgosur

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 08:36
Ilustrim

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se numri i gazetarëve të burgosur në gjithë botën ka arritur rekord të ri dhe kjo gjë reflekton “dështim të dëshpruar nga komuniteti ndërkombëtar për shqyrtimin e krizës globale në lirinë e shtypit”.

Në analizën vjetore për gazetarët në burg, të publikuar sot, ky komitet me seli në Nju Jork, thotë se 262 gazetarë janë të burgosur në gjithë botën për shkak të punës së tyre, që paraqet rekord të ri, pas vitit të kaluar prej 259 gazetarëve të burgosiu, që ishte historikisht më i larti.

Në këtë listë të gazetarëve të burgosur përfshihen vetëm gazetarët e burgosur nga ana e qeverisë më 1 dhjetor, e jo ata të burgosur dhe të liruar gjatë vitit ose ata që janë zhdukur ose mbahen të zënë nga grupe joshtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat