Samit i botës myslimane për statusin e Jeruzalemit

Bota

Samit i botës myslimane për statusin e Jeruzalemit

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:12
Erdogan

Turqia i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të njohë Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të një shteti palestinez, pas hapjes së një takimi të drejtuesve të botës myslimane të përqendruar në njohjen e Qytetit të Shenjtë si kryeqytet të Izraelit nga Uashingtoni.

“Ne, që njohim Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës do të duhet të nxisim dhe vendet e tjera të njohin shtetin palestinez në bazë të kufijve të vitit 1967 dhe me kryeqytet Jeruzalemin Lindor”, deklaroi kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu në hapje të një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Organizatës Islamike për Bashkëpunim (OCI), një strukturë panislamike që numëron 57 anëtarë.

Ky takim zhvillohet disa orë para një samiti të drejtuesve të vendeve të OCI që zhvillohet me kërkesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, një prej kritikëve më të ashpër të vendimit të homologut të tij amerikan, Donald Trump, njoftuar më 6 dhjetor, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Bota myslimane nuk duhet të rrijë e heshtur përballë këtij vendimi. Ky vendim i marrë nga SHBA-ja është i pavlefshëm”, shtoi Cavusoglu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat