Guterres kërkon linja komunikimi për zgjidhjen e krizës me Korenë e Veriut

Bota

Guterres kërkon linja komunikimi për zgjidhjen e krizës me Korenë e Veriut

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 20:22
Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u kërkoi sot palëve të përfshira në krizën koreano-veriore, për të hapur linja komunikimi më të forta për një zgjidhje politike, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.

Ky takim, i organizuar nga presidenca japoneze në detyrë e Këshillit të Sigurimit, u zhvillua në praninë e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe ambasadorit koreano-verior në OKB, Ja Song Nam.

Antonio Guterres konfirmoi para Këshillit se ishte shumë i shqetësuar nga rreziku i përballjes ushtarake në gadishullin korean.

“Testime të shumta të raketave janë kryer këtë vit pa njoftime paraprake për sigurinë detare dhe ajrore”, theksoi ai.

“Është koha të vendosim linja komunikimi më të forta mes koreanëve dhe mes ushtarëve”, nënvizoi kreu i OKB-së.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson nënvizoi sot para Këshillit të Sigurimit të OKB-së vullnetin e tij për të ruajtur linja komunikimi të hapura për zgjidhjen paqësore të krizës me Korenë e Veriut.

Një prej zëvendësve të tij, amerikani Jeffrey Feltman, i ngarkuar me çështjet politike, do të zhvillojë një vizitë të rrallë pesëditore në Phenian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat