Fatahu thërret protestë kundër vizitës së Mike Pence

Bota

Fatahu thërret protestë kundër vizitës së Mike Pence

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 18:30
Mahmoud Abbas- Mike Pence

Fatahu, lëvizja e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas sot bëri thirrje për të protestuar të mërkurën kundër zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, i cili pritet të vizitojë atë ditë qytetin e Jerusalemit.

Në të njëjtën kohë, mijëra palestinezë morën pjesë në ceremonitë mortore të dy prej katër palestinezëve të vrarë një ditë më parë nga ushtarë izraelitë në Cisjordaninë e pushtuar dhe në Rripin e Gazës, ku dhjetëra mijëra palestinezë protestuan kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit.

Pence, i cili do të vizitojë Egjiptin dhe Izraelin anuloi pjesën palestineze të turit të tij pas refuzimit të Abbasit për ta pritur në shenjë proteste kundër vendimit të Trump.

“Bëjmë thirrje për të protestuar të mërkurën në hyrje të Jerusalemit dhe në qytetin e vjetër kundër vizitës së zëvendëspresidentit amerikan dhe vendimit të presidentit Donald Trump”, njoftoi në një deklaratë Fatahu, që dominon Autoritetin palestinez të drejtuar nga Abbas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat