Mbi 9,000 civilë të vdekur në Mosul

Bota

Mbi 9,000 civilë të vdekur në Mosul

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 12:15
Mosul

Sipas një hetimi të Associated Press çmimi i gjakut i paguar nga banorët e Mosulit për çlirimin e qytetit nga ISIS është mes 9,000 dhe 11,000 të vdekur, pothuajse 10 herë më i madh se sa ishte raportuar më parë.

Kjo është ajo që del nga një hetim i Associated Press, sipas të cilit forcat irakiane dhe të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për vdekjen e 3.200 civilëve, të shkaktuara nga shpërthimet, sulmet ajrore ose predha me mortajë, gjatë 9 muajve nga tetori 2016 deri në rënien e ISIS në gushtin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat