Pakistani e ka ftuar ambasadorin amerikan pas akuzave të Trumpit

Bota

Pakistani e ka ftuar ambasadorin amerikan pas akuzave të Trumpit

Më: 2 janar 2018 Në ora: 09:49
Ministri i jashtëm pakistanez, Khawaja Muhammad Asif, dhe ambasadori amerikan në Pakistan, David Hale (djathtas), gajtë një takimi në nëntor të vitit 2017

Pakistani e ka ftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Islamabad, pasi presidenti, Donald Trump, është kërcënuar me ndaljen e miliarda dollarëve të ndihmës për Pakistanit, të cilin, po ashtu, e ka akuzuar se është strehë e sigurt për ekstremistët.

Komenti i djeshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, i pari në rrjetin Twitter në vitin 2018, e ka zemëruar Pakistanin, që ka reaguar ashpër duke e akuzuar Uashingtonin për “mosbesim”.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Islamabad sot ka konfirmuar se ambasadori, Davd Hale, është ftuar për takim me zyrtarët pakistanezë, por ka refuzuar të bëjë komente të mëtejshme.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të vazhdoj ta ndalë ndihmën ushtarake prej 255 milionë dollarësh për Pakistanin, për shkak të frustrimit me atë që e ka karakterizuar si kryeneçësi të Islamabadit për të mos luftuar kundër rrjeteve terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat