Shtrenjtohet nafta

Bota

Shtrenjtohet nafta

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:34
Ilustrim

Çmimet e naftës u rritën sot në tregun ndërkombëtar në rreth 68 dollarësh si rezultat i paralajmërimit për uljen e prodhimit nga vendet anëtare të OPEC-ut.

Në tregun e Londrës, çmimet e këmbimit u rritën 33 centë për të mbyllur në 67.95 dollarë. Në tregun e SHBA, një fuçi naftë u tregua me 50 centë më shumë, apo 61.94 dollarë.

Tregtarët shpjegojnë se çmimet janë rritur nën ndikimin e një rënie të lehtë në numrin e puseve për prodhimin e ri në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat