Trump mund të intervistohet në kuadër të hetimeve për Rusinë

Bota

Trump mund të intervistohet në kuadër të hetimeve për Rusinë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 11:31
Donald Trump

Këshilltari special amerikan, Robert Mueller, ka informuar Shtëpinë e Bardhë, se ka mundësi të kërkojë intervistimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në kuadër të hetimeve të tij nëse ka pasur ndonjë koordinim në mes të Rusisë dhe fushatës së Trumpit, janë duke raportuar mediat amerikane.

Duke cituar “persona që janë të familjarizuar më këtë çështje”, mediat kanë raportuar më 8 janar, se ekipi hetues i Muellerit, i ka informuar avokatët e Trumpit për diskutimet e fundit dhe se një intervistë mund të kërkohet shumë shpejt, mirëpo nuk është caktuar asnjë datë kur mund të ndodhë takimi.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë cilësuar diskutimin si shenjë të asaj se hetimet e Muellerit rreth supozimeve të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA janë duke iu afruar fundit.

Gjatë një hetimi paraprak të këshilltarit special që përfshinte ish presidentin amerikan, Bill Clinton, ishte vet presidenti në mesin e personave të fundit që është përballur me marrje në pyetje. Trump dhe avokatët e tij kanë kundërshtuar vazhdimisht ndonjë bashkëpunim eventual me Rusinë dhe kanë premtuar se do të bashkëpunojnë në hetimet e Muellerit.

Trump nuk e pati larguar mundësinë e marrjes në pyetje nga Mueller kur është pyetur rreth kësaj çështje në një konferencë për media më 6 janar.

“Nuk ka pasur bashkëpunim. Nuk ka pasur ndonjë krim”, ka thënë ai.

“Mirëpo ne kemi qenë shumë të hapur”, ka shtuar Trump.

“Ne kemi mundur të veprojmë në dy mënyra. Kemi mundur të jemi shumë të mbyllur dhe kjo do të zgjaste me vite. Mirëpo e dini, është një gjë që kur nuk keni bërë asgjë keq, më mire le të jemi të hapur”, ka thënë Trump.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, avokati, Ty Cobb, ka thënë më 8 janar, se Shtëpia e Bardhë nuk diskuton bisedat e saj me Muellerin, mirëpo është duke vazhduar të bashkëpunojë “në gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur”, sa i përket hetimeve për Rusinë.

Derisa Trump pretendon se është i pafajshëm ndaj çdo krimi, zyrtarët kanë thënë se çfarëdo interviste me Muellerin mund të përbëjë rrezik për presidentin, i cili ka pranuar të ketë përdorur me raste atë që e ka quajtur “hiperbolë të vërtetë” apo “ekzagjerim të pafajshëm”.

Mueller deri tash ka nisur akuza kundër katër bashkëpunëtorëve të Trumpit, të cilët përballen me akuzat për deklarata të rrejshme gjatë intervistave të tyre me autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat