Inagurohet ura detare më e gjatë në botë

Bota

Inagurohet ura detare më e gjatë në botë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 06:49
Ura detare më e gjatë në botë

U përdor çelik sa për 60 Kulla Eiffel Në ditën e fundit të 2017, Kina festoi perfundimin e urës detare më të gjatë në botë me një shfaqje spektakolare të fishekzjarreve.

Ura Hong Kong-Zhuhai-Macau shtrihet 54.7 km mbi ujë dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 12 miliard dollarë. Ajo lidh Hong Kongun, Makaun dhe Zhuhain, tre nga qytetet më të rëndësishme dhe më të begatë të Kinës.

Sipas Daily People janë dashur 14 vjet për planifikim dhe ndërtimin e kësaj strukture gjigande. Frank Chan, Sekretari për Transport dhe Strehim i Hong Kong-ut tha se ura u ndërtua nga tre qeveri të ndryshme, kështu që ajo mund të hapet vetëm kur të gjitha palët të jenë gati.

Chan tha se dita e saktë e hapjes së urës varet nga vendimi i qeverisë qendrore të Kinës. Pjesa më e madhe e urës Hong Kong-Zhuhai-Macau u përfundua në korrik. Ajo gjithashtu përfshin një tunel, i cili shkon nën grykëderdhjen e lumit Pearl midis tre qyteteve. Tuneli ndodhet 40 metra (25 milje) nën nivelin e detit dhe ka 6,7 kilometra gjatësi.

Thuhet se është tuneli më i gjatë nënujor në botë. Struktura masive pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Hong Kongu në Zhuhai nga aktualisht tre orë në 30 minuta. Punëtorët përdorën 420,000 ton çeliku për të ndërtuar urën, e cila do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar 60 Kulla Eiffel.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat