Sissi paralajmëron Sudanin

Bota

Sissi paralajmëron Sudanin

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:50
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi i dërgoi sot një paralajmërim Sudanit, ndërkohë që dy vendet fqinje po kalojnë një periudhë tensioni për çështjen e territoreve dhe çështjen e ndjeshme të digës së Nilit.

“Egjipti nuk do të bëjë luftë me vëllezërit e tij, nuk konspiron dhe nuk ndërhyn në çështjet e të tjerëve”, theksoi Sissi në një deklaratë të transmetuar në televizion.

“Por, në të njëjtën kohë, na është kërkuar të mbrojmë jetën e 100 milionë egjiptianëve”, theksoi ai duke përmendur fuqinë ushtarake të vendit.

Ndërtimi i digës së Rilindjes nga Etiopia mbi Nil, që shqetëson egjiptianët, ka shkaktuar tensione mes Kajros dhe dy fqinjëve të jugut. Egjipti i trembet faktit se ndërtimi i kësaj dige do të shkaktojë një reduktim të prurjeve të lumit, nga i cili varet 90 për qind për furnizimin me ujë.

Marrëdhëniet mes Kajros dhe Khartumit janë përkeqësuar ndjeshëm që kur presidenti i Sudanit, Omar el-Bechir akuzoi Egjiptin për mbështetje të opozitarëve në zonat e konfliktit, si në Darfur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat