SHBA i bën thirrje Turqisë të tregojë përmbajtje në Siri

Bota

SHBA i bën thirrje Turqisë të tregojë përmbajtje në Siri

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:10
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë bërë thirrje Turqisë sot të "tregohet e përmbajtur" dhe të kufizojë operacionet ushtarake në veriperëndim të Sirisë, ku forcat turke po fillojnë sulme ndaj një milicie kurde të mbështetur nga Uashingtoni.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA Heder Nojet, sekretari i shtetit i SHBA, Rex Tillerson bisedoi sot me homologët e tij turq dhe rusë për të shprehur shqetësimin për situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat