Londër: Tillerson bisedon me zyrtarët britanikë

Bota

Londër: Tillerson bisedon me zyrtarët britanikë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:18
Rex Tillerson (djathtas) dhe ambasadori amerikan në Britani, Woody Johnson, sot para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Londër

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot në Londër po takohet me zyrtarët britanikë, ndërsa temë dominuese konsiderohet se do të jetë marrëveshja atomike e Iranit me fuqitë botërore.

Londra është ndalesa e parë e turneut evropian njëjavor të zotit Tillerson, me ç’rast do ta vizitojë edhe Parisin, Varshavën, dhe do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës.

“Siç e dini, ne me të vërtetë e kemi theksuar bashkëpunimin e afërt me britanikët, veçanërisht, dhe me francezët, në përpjekjet tona për mbylljen e hendeqeve në marrëveshje dhe në hapat e ardhshëm se si ne ta zvogëlojmë ndikimin djallëzor iranian në rajon”, u pat thënë gazetarëve një zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit dhe ka shtuar se “mendoj se kjo do të ketë prioritet shumë të lartë në bisedimet e tij”.

Më herët këtë muaj, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai dëshiron të punojë me aleatët evropanë dhe me Kongresin, për t’i përmirësuar ato që ai i ka vlerësuar si “të meta shkatërruese” në marrëveshjen e Iranit, të vitit 2015, e cila ishte nënshkruar na presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat