Uashingtoni paralajmëron Moskën pas sulmit kimik të dyshuar në Siri

Bota

Uashingtoni paralajmëron Moskën pas sulmit kimik të dyshuar në Siri

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:42
Nikki Haley

SHBA-ja kritikoi sot mungesën e influencës nga Rusia ndaj aleatit sirian, ndërkohë që regjimi i Bachar al-Assad është akuzuar sërish për një sulm kimik kundër një enklave rebele pranë Damaskut.

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), të paktën 21 raste asfiksie, duke përfshirë veçanërisht fëmijë, u njoftuan në një qytet në Gutan lindore, enklavë rebele në lindje të kryeqytetit.

Uashingtoni, i cili nuk ishte në gjendje të konfirmonte këto informacione, akuzoi rusët se po pengonin hetimet e OKB-së për këto sulme kimike të dyshuara.

“Civilë janë vrarë dhe kjo nuk është e pranueshme”, reagoi zëvendëssekretari i Shtetit, Steve Goldstein.

Javën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i kërkoi Këshillit të Sigurimit të rifillonte përpjekjet për të dënuar përgjegjësit e sulmeve kimike në Siri, pas vetos ruse në nëntor mbi vijimin e hetimeve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat