Policia po kontrollonte banesën për armë, por nga bodrumi del një krokodil

Bota

Policia po kontrollonte banesën për armë, por nga bodrumi del një krokodil

Më: 24 janar 2018 Në ora: 10:15
Ilustrim

Policia ruse u përball me një surprizë të frikshme, pasi gjatë kërkimit për armë në një shtëpi, gjeti një krokodil në bodrum.

E gjithë skena e ngjarjes është një reminishencë e filmave  të “James Bond”, apo “Doctor Evil”. Ngjarja ka ndodhur në Shën Petersburg gjatë një kontrolli në katin përdhes të një apartamenti.

Uniformat blu kishin prangosur më herët një 40-vjeçar, të cilit iu gjetën armë pa leje në banesë. Ndërkohë oficerët kishin vijuar kërkimet për të gjetur armë të tjera apo lëndë shpërthyese.

Pas mjediseve të brendshme të banesës kërkimet vijuan në bodrum, ku forcat policore u përballën me bishën dymetroshe që doli nga një pellg i pistë.

 

Për fatin e mirë të oficerëve krokodili nuk u shfaq agresiv, por u zhyt menjëherë në ujë. Nuk dihet cili do të jetë fati i krokodilit, por policia e raportoi rastin në shërbimin veterinar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat