Kryeministri izrealit në Moskë, për bisedime mbi Sirinë

Bota

Kryeministri izrealit në Moskë, për bisedime mbi Sirinë

Më: 29 janar 2018 Në ora: 12:58
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izrealit, Benjamin Netanyahu ditën e sotme fluturoi për në Moskë për të diskutuar shqetësimet izraelite për çdo zgjerim të bazës ushtarake të Iranit në Siri me presidentin rus Vladimir Putin.

“Do të diskutoj me presidentin Putin mbështetjen të cilën e kundërshtojmë fuqimisht dhe gjithashtu po ndërmarrim masa kundër ", tha Netanyahu.

Forcat ushtarake Izraelite thanë se vitin e kaluar kishin goditur dërgesat e dyshuara të armëve tek aleati i Iranit, grupi libanez Hezbollah , rreth 100 herë.

Netanyahu tha se ai dhe Putini "takohen periodikisht në mënyrë që të sigurojnë koordinimin ushtarak midis Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe forcave ruse në Siri", shkruan Reuters.

Rusia ndërhyri në luftën civile në vitin 2015. Forcat iraniane, Hezbollahu dhe militantët myslimanë gjithashtu mbështesin Asadin.

Netanjahu tha gjithashtu se kishte planifikuar të diskutonte me Putinin "përpjekjet e Iranit për ta kthyer Libanin në një vend raketor gjigand, një vend për raketa precize kundër shtetit të Izraelit, të cilin ne nuk do ta tolerojmë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat