Personi që plagosi afrikanët në Itali i përket Ligës Anti-emigracion

Bota

Personi që plagosi afrikanët në Itali i përket Ligës Anti-emigracion

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 18:56
Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një person të armatosur si të dyshuar për sulmin e sotëm me armë zjarri ndaj emigrantëve afrikanë në qytetin Macerata, ku mbeten të plagosur gjashtë persona.

I dyshuari është Luca Traini, 28 vjeç dhe në momentin e arrestimit kishte një flamur italian të mbështjellë rreth qafës dhe bëri një përshëndetje fashiste, raporton BBC.

Vitin e kaluar ai kishte marrë pjesë në zgjedhjet rajonale si përfaqësues i Ligës Veriore Anti-emigracion.

Ndryshe ky sulm ka ndodhur vetëm disa ditë pasi është gjetur trupi i copëtuar i një vajze italiane 18 vjeçare, në dy valixhe të fshehura afër qytetit Macerata, ku një emigrant 29 vjeçar nga Nigeria është arrestuar në lidhje me këtë vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat