Dita më e përgjakshme e Turqisë në operacionin kundër kurdëve në Siri

Bota

Dita më e përgjakshme e Turqisë në operacionin kundër kurdëve në Siri

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 17:34
Ushtria e Turqisë

Ushtria e Turqisë thotë se ka pësuar ditën më të përgjakshme në ofensivën e saj kundër milicive siriane në Sirinë veriore.

Shtatë ushtarë turq u vranë të shtunën.

Në kundërpërgjigje Turqia tha se avionët e saj më vonë goditën objektivat kurde në zonën nga ku u krye sulmi.

Operacioni "Dega e Ullirit" e Turqisë nisi në fund të muajit të kaluar kundër forcave,kurde në Siri, YPG një milici që shihet nga Ankaraja si një grup terrorist i lidhur me separatistët kurdë në Turqi. Turqia ka humbur gjithsej 14 ushtarë në operacionin e saj.

Ibrahim Kalin, një zëdhënës i presidentit turk, tha të shtunën se Turqia nuk do të tolerojë praninë e YPG-së "kudo" përgjatë kufirit me Sirinë./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat