Raporti: BE dhe NATO përballen me kërcënimin e konfrontimit ushtarak me Rusinë

Bota

Raporti: BE dhe NATO përballen me kërcënimin e konfrontimit ushtarak me Rusinë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 23:45
NATO

Edhe pas marrëveshjeve që janë arritur kohëve të fundit përsëri është duke u rritur rreziku i një përplasje të armatosur midis Evropës dhe Rusisë, sipas Raportit Vjetor të Sigurisë së Mynihut.

Raporti përmendi presionin në rritje nga traktatet e çarmatimit bërthamor dhe shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë në Evropën Lindore dhe Qëndrore, transmeton lajmi.net

NATO këmbëngul se nuk dëshiron garë të armëve me Rusinë, por situata e tanishme mund të çojë në një përkeqësim të situatës së sigurisë në Evropë.

“Në këtë gjendje të tmerrshme, gabimet dhe keqkuptimet mund të çojnë në një përplasje ushtarake të paqëllimshme,” thotë raporti.

Rreth 500 udhëheqës të lartë qeveritarë dhe ushtarakë nga Evropa, Afrika, SHBA-të, Rusia dhe Gjiri do të debatojnë për sfidat e sigurisë në ngjarjen vjetore në Mynih nga 16-18 shkurt.

“Konflikti në Ukrainë gjithashtu përbën një pengesë të madhe për rrëzimin e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit,” thotë raporti.

Ndikimi rus në Evropë është një nga shkaqet që një konflikt ushtarak mes NATO-s dhe Rusisë është jashtëzakonisht i mundshëm edhe pse shtetet evropiane janë kundër luftës.

Gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm të dy taboret do të mundohen të arrijnë marrëveshje në fushat në të cilat nuk pajtohen në mënyrë që të evitohet çdo konflikt i mundshëm.

Roli i SHBA-ve në stabilizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të fuqive të mëdha është jashtëzakonisht i madh edhe kësaj radhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat