Fitoi 559 milionë dollarë, në gjyq për t’i shpëtuar fatit të keq - Bota Sot
Fitoi 559 milionë dollarë, në gjyq për t’i shpëtuar fatit të keq

Bota

E enjte, 22 shkurt 2018

Fitoi 559 milionë dollarë, në gjyq për t’i shpëtuar fatit të keq

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Gruaja nga New Hampshire që fitoi lotarinë 559 milionë dollarë të muajit të kaluar kërkon nga zyrtarët të mbetet anonime me shpresën se kështu do të arrijë t’i shpëtojë mallkimit të lidhur sipas saj me pasurinë e madhe që mbërrin në mënyrë kaq të befasishme.

Gruaja nga New Hampshire që fitoi lotarinë 559 milionë dollarë të muajit të kaluar kërkon nga zyrtarët të mbetet anonime me shpresën se kështu do të arrijë t’i shpëtojë mallkimit të lidhur sipas saj me pasurinë e madhe që mbërrin në mënyrë kaq të befasishme.

Fituesja është përfshirë në një betejë të zgjatur ligjore për ta mbajtur të fshehtë emrin e vet në një kohë kur organizuesit e lotarisë këmbëngulin se ligjet lokale kërkojnë të shpallet emri i fituesit, çmimi dhe qyteti në mënyrë që publiku të mësojë se çfarë ndodh.    

Por gruaja edhe në dokumentet e paraqitura në Gjykatë, e thekson se po përpiqet ta shmangë fatin e keq që ka pllakosur mbi disa fitues.

Në 2006-tën, 42 vjecari Abraham Shakespeare nga Florida fitoi 17 milionë dollarë. Ai u vra tre vjet më pas nga Dee Moore, një grua që e vuri në shënjestër për paratë e tij.

Në vitin 1996, Jeffrey Dampier, mori 20 milionë dollarë nga lotaria në Illinois. Ai jetoi i lumtur për disa vjet derisa në 2005-sën, u qëllua për vdekje nga kunata e tij, e cila donte ta zhvaste.

Doris Murray, nuk i gëzoi dot 5 milionë dollarët e fituar në 2007-tën. I dashuri i saj e vrau me thikë sepse nuk binte dakord me faktin që ajo donte t’i përdorte për nipërit.

Deborah Mcdonald fitoi vetëm 5000 dollarë përpara 8 vjetësh, por edhe pse shuma ishte shumë e vogël krahasuar me të tjerët, nuk shpëtoi nga fati i keq. Rrugës për në shtëpi, u godit nga një makine dhe vdiq në vend.

Kur siguroi 31 milionë në lotarinë e Teksasit në 1997-tën, Billie Bob Harrell mezi priste të shijonte jetën e re dhe ishte shumë bamirëse, por prej zemërgjerësisë së tij për të ndihmuar të huajt, familja u detyrua disa herë të ndërronte shtëpi e numra telefoni, situata e krijuar e çoi drejt divorcit e në fund, dy vjet pasi kishte marrë paratë, vrau veten.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test