Rumani, ish-ministri i Financave dënohet me tetë vjet burgim për korrupsion - Bota Sot
Rumani, ish-ministri i Financave dënohet me tetë vjet burgim për korrupsion

Bota

E diel, 18 shkurt 2018

Rumani, ish-ministri i Financave dënohet me tetë vjet burgim për korrupsion

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 19:01
Ish-ministri i Financave- Darius Valcov

Një ish-ministër socialdemokrat i Financave dhe kryekëshilltar i qeverisë rumune, Darius Valcov u dënua me tetë vjet burg në instancën e parë për marrjen e më shumë se një milionë eurove ryshfet.

Valcov, 40 vjeç, u shpall fajtor për trafik influence dhe pastrim parash pasi kishte ndihmuar një kompani rumune për të fituar nga tregjet publike të paktën deri në 20 për qind të shumave të punimeve.

Sipas prokurorëve, ai ka përfituar në total 1,4 milionë euro. Faktet datojnë në periudhën 2009-2013, kur ka qenë kryetar i Bashkisë së qytetit të Slatinas (jug).

“Gjatë kontrolleve në shtëpi dhe tek të afërmit e ish-deputetit, prokurorët kanë zbuluar tre lingota ari me vlerë prej rreth 100 000 euro dhe 172 vepra arti të vlerësuara me 530 000 euro”, theksoi Prokuroria antikorrupsion.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test