Mercedes i kërkon falje Kinës - Bota Sot
Mercedes i kërkon falje Kinës

Bota

E shtunë, 24 shkurt 2018

Mercedes i kërkon falje Kinës

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 21:20
ilustrim

Mercedez-Benz është bërë një nga kompanitë e fundit botërore që ka ngjallur reagim në Pekin.

Në njërin nga postimet në Instagram, gjiganti gjerman e kishte shoqëruar një foto me një thënie nga Dalai Lama.

“Shikoni situatat nga të gjitha anët, dhe do të jeni më i hapur”, ishte thënia e Lamas.

Lama konsiderohet separatist dhe tradhtar nga Pekini, derisa rrjeti social Instagram është i bllokuar në Kinë.

Me të parë ndjeshmërinë e rastit, Mercedez-Benz e fshiu postimin nga Instagram dhe kërkoi falje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test