Guterres i bënë thirrje për dialog kreut të delegacionit koreano-verior - Bota Sot
Guterres i bënë thirrje për dialog kreut të delegacionit koreano-verior

Bota

E shtunë, 26 maj 2018

Guterres i bënë thirrje për dialog kreut të delegacionit koreano-verior

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:05
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i kërkoi sot të gjitha palëve të përfshira në konfiktin koreano-verior për të promovuar “dialogun”, gjatë një takimi të shkurtër në Korenë e Jugut me kreun zyrtar të delegacionit koreano-verior, Kim Yong Nam, sipas një zëdhënësi.

Ai zhvilloi një bisedë të shkurtër me Kim Yong Nam, kreun zyrtar të delegacionit koreano-verior në Lojërat Olimpike të Pyeongchang, gjatë darkës së organizuar përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike dimërore.

Ai i rikonfirmoi pritshmëritë dhe shpresat që të gjitha palët t’i drejtohen frymës së dialogut për arritjen e denuklearizimit të gadishullit korean, saktësoi zëdhënësi.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence nuk mori pjesë në darkën e organizuar ku sipas axhendës ishte planifikuar të ulej në të njëjtën tryezë me presidentin koreano-jugor dhe kreun e delegacionit të Veriut, Kim Yong Nam.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test