Katastrofa, dalin pamjet e tmerrshme të avionit me 71 pasagjerë, nuk ka të mbijetuar

Bota

Katastrofa, dalin pamjet e tmerrshme të avionit me 71 pasagjerë, nuk ka të mbijetuar

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:08
Avion rus me 71 persona në bord u rrëzua, ndërsa më parë ishte dhënë alarmi se ishte zhdukur nga radarët.

(E plotësuar) - Një aeroplan vendës i udhëtarëve në Rusi është përplasur pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës, me ç’rast janë vrarë të 71 personat që gjendeshin në të, thanë autoritetet e Rusisë.

“65 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplan dhe të gjithë ata kanë vdekur”, ka njoftuar sot Zyra e Rusisë për hetime në transport.

Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines, është zhdukur sot nga radarët, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, ka raprotuar agjencia Interfax.

“Aeroplani është përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, ka raportuar Interfax, duke e cituar një burim të shërbimeve të emergjencës.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se presidenti “u ka shprehur ngushëllime të thella atyre që i kanë humbur të afërmit në këtë përplasje”.

Kanali televiziv shtetëror rus, Rossiya-24, ka transmetuar pamje të copave të aeroplanit në një terren të mbuluar me borë, ndërsa në afërsi nuk janë parë ndërtesa.

Ministria e situatave emergjente e Rusisë tha se janë gjetur trupat e pajetë dhe pjesë të mbetjeve në vendin e përplasjes.

Njëri prej regjistruesve të fluturimit (kutia e zezë) është gjetur, kanë thënë zyrtarët.

Rrëzimi i aeroplanit, në mesin e të vdekurve edhe fëmijë

Një fëmijë, dy adoleshentë dhe tre shtetas të huaj janë më mesin e viktimave në aeroplanin e rrëzuar që ka ndodhur sot në afërsi të Moskës.

Siç thuhet njëri nga shtetasët e huaj është shtetas i Zvicrës.

Image

Publikohen pamjet e avionit të rrëzuar pak pas ngritjes nga aeroporti i Moskës, në bordin e të cilit ishin 71 pasagjerë.

Nga të dhënat e raportuara nga mediat ruse, të cilave iu referohen pothuajse të gjitha mediat ndërkombëtare, nga kjo tragjedi nuk ka të mbijetuar.

Avion rus me 71 persona në bord u rrëzua, ndërsa më parë ishte dhënë alarmi se ishte zhdukur nga radarët.

Aeroplani ishte i llojit Antonov An-148, ndërsa fluturonte nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit.

“Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, raportojnë mediat ruse.

Një aeroplan vendës i udhëtarëve në Rusi me 71 vetë në aeroplan, është përplasur pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës, kanë rapotuar mediat ruse.

Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines, është zhdukur sot nga radarët, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, ka raprotuar agjencia Interfax.

“Aeroplani është përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, ka raportuar Interfax, duke e cituar një burim të shërbimeve të emergjencës.

“Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, ka thënë ky burim.

Një tjetër burim i ka thënë agjencisë ruse, TASS, se janë gjetur pjesë të aeroplanit dhe se “askush nuk ka mbijetuar”.

Konsiderohet se në aeroplan ishin 65 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Nuk ka detaje të tjera të menjëhershme.

Image

Zhduket avioni me 71 persona në bord

Një avion me 65 persona në bord dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u zhduk pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo në Rusi. Mediat ruse bëjnë me dije se është avioni Antonov An-148 ishte nën përdorim të kompanisë “Saratov Airlines”.

“Aeroplan thuhet se u rrëzua jashtë fshatit Argunovo [në rajonin e Moskës],” i tha një burim, agjencisë së lajmeve Interfax.

“Ekuipazhi dhe pasagjerët nuk kishin shanse mbijetese”

Ministria e Emergjencave ruse thotë se po verifikon raportet për rrëzimin e avionit jashtë Moskës.

Avionët u nisën nga aeroporti i Domodedovos në Moskë dhe po shkonte për në Orsk, një qytet që ndodhet afër kufirit rus me Kazakistanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat