Policia rekomandon akuza për korrupsion, Netanyahu kundërshton

Bota

Policia rekomandon akuza për korrupsion, Netanyahu kundërshton

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 08:59
Benjamin Netanyahu

Policia e Izraelit ka njoftuar se ka rekomanduar që prokurori i përgjithshëm ta akuzojë kryeministrin, Benjamin Netanyahu, për ryshfet, mashtrim dhe për shkelje të besimit publik.

Në njoftimin e djeshëm, policia tha se ka zhvilluar hetime lidhur me akuzat se Netanyahu dhe bashkëshortja e tij, kanë marrë dhurata të shtrenjta nga disa mbështetës të pasur. Disa prej këtyre dhuratave konsiderohet se ishin në vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh.

Benjamin Netanyahu, i cili në televizionin shtetëror tha se nuk ka bërë kurrfarë keqbërjeje, është marrë në pyetje disa herë prej fillimit të vitit 2017.

Policia mund të bëjë vetëm rekomandime, ndërsa vendimi final i mbetet prokurorit të përgjithshëm të Izraelit.

Ministri i drejtësisë, Aylet Shaked, tha se kryeministri, i cili është akuzuar me keqbërje, nuk është i obliguar të paraqes dorëheqje.

Benjamin Netanyahu, 68 vjeçar, aktualisht është duke shërbyer në mandatin e tij të dytë si kryeministër.

Deri tash, ai gjithsej ishte kryeministër i Izraelit për 12 vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat