Zv.kryeministri, seks me sekretaren bukuroshe. Qeveria nxjerr vendimin më të çuditshëm për administratën…

Bota

Zv.kryeministri, seks me sekretaren bukuroshe. Qeveria nxjerr vendimin më të çuditshëm për administratën…

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 06:59
Barnaby Joice dhe Vikki Campion

Duartrokitjet e fuqishme zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joice, tashmë mund t’i harrojë, pasi u mor vesh lidhja romantike që ai kishte me një vartesën e tij.

Lidhja e tij dashurore me këshilltaren për mediet, Vikki Campion, ka zënë faqet e para të medieve australiane dhe të gjithë dënojnë veprimin e zyrtarit të lartë.

Vet kryeministri Malcolm Turnbull tha se do të ndalojë seksin mes ministrave dhe stafit të tyre, pikërisht pasi u mor vesh se çfarë bënte zëvendësi i tij.

Turnbull e dënoi mjaft ashpër zëvendësin e tij për gabimin e rëndë në gjykim dhe tha se atij i është dhënë leje, ndërsa vlerësohet nëse shkeli standardet ministrore.

Nuk ka një rregull të shkruar që të thotë se ministrat dhe anëtarët e stafit nuk mund të bëjnë seks, por sipas kryeministrit Turnbull, kjo është logjike, sepse ministrat janë përgjegjës që vendi i punës të jetë një ambient me respekt.

Zëvendëskryeministri Joyce është i ndarë nga gruaja e tij dhe kritikat për të vijnë në kuadrin e moralit në punë. Megjithëse ai kërkoi publikisht falje për gabimin e tij, Senati miratoi një mocion, duke i kërkuar dorëheqjen, por ligjërisht nuk ka fuqinë ta shkarkojë.

Ndërsa raportohet se pret një fëmijë nga lidhja e tij romantike me vartësen Vikki Campion, analistët në vend thotë se, zor se do të largohet nga politika me vullnetin e tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat