Burgim i përjetshëm për të përfshirët në tentim-puçin në Turqi - Bota Sot
Burgim i përjetshëm për të përfshirët në tentim-puçin në Turqi

Bota

E premte, 21 shtator 2018

Burgim i përjetshëm për të përfshirët në tentim-puçin në Turqi

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:02
Ilustrim

Mediat turke kanë thënë se një gjykatë në Stamboll, ka dënuar gjashtë gazetarë me burgim të përjetshëm për përfshirje në tentimet e dështuara për grushtshtet në vitin 2016.

Në mesin e të dënuarve në ditën e sotme janë, ish kryeredaktori i gazetës Taraf, Ahmet Altan, vëllau i tij, gazetari dhe akademiku, Mehmet Altan, dhe gazetari i njohur, Nazli Ilicak.

Gazetarët janë akuzuar për lidhje me klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 15 korrik, 2016.

Gulen i hedh poshtë akuzat.

Të pandehurit janë akuzuar për veprimet e tyre kundër kushtetutës së Turqisë dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.

Ndërsa vëllezërit Altan janë akuzuar për dhënien e mesazheve koduese në një progam televiziv, një ditë para tentimeve për grushtet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test