200 të vdekur nga aksidentet rrugore gjatë Vitit të Ri Hënor

Bota

200 të vdekur nga aksidentet rrugore gjatë Vitit të Ri Hënor

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Ilustrim

Rreth 200 persona humbën jetën vetëm gjatë javës së Vitit të Ri Hënor në aksidente të ndryshme automobilistike, njoftuan sot autoritetet.

”Mes 15 dhe 20 shkurtit, 195 persona humbën jetën në Vietnam, ndërkohë që 199 të tjerë u plagosën”, sipas një raporti të Ministrisë vietnameze të Sigurisë Publike.

Sipas saj, shkaku kryesor i këtyre vdekjeve ishte konsumimi i pijeve alkoolike.

Viti i Ri Hënor është festa më e rëndësishme e Vietnamit.

Kjo ministri shtoi se 42 000 persona të tjerë kishin përfunduar në spital si pasojë e zënkave, 13 prej të cilëve kishin vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat