BE dhe SHBA dënojnë vrasjen e gazetarit sllovak

Bota

BE dhe SHBA dënojnë vrasjen e gazetarit sllovak

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 12:17
BE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar dje vrasjen e një gazetari sllovak investigativ që kishte hetuar evazionin fiskal dhe marrëdhëniet e errëta me biznesin.

Jan Kuciak, 27 vjeç dhe e fejuara e tij u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre pranë Bratislavës.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, tha se SHBA-ja ishte e tronditur dhe e pikëlluar nga vdekja e gazetarit, të cilin ajo e quajti një sulm të paprecedent për lirinë e shtypit dhe të demokracisë në Sllovaki, nëse konfirmohet të ketë qënë një hakmarrja për punën që kryente Kuciak.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm dhe të sigurt për të mbrojtur shoqëritë e hapura dhe demokratike”, deklaroi  Nauert.

”Nevojitet një hetim i shpejtë për t’i sjellë përpara drejtësisë përgjegjësitë e krimit’, shtoi ajo.

Presidenti i Komisionit Europian,  Jean-Claude Juncker deklaroi dje  se ishte i tronditur nga lajmi i tmerrshëm i vrasjes së gazetarit sllovak.

“Unë e dënoj këtë akt frikacak , vrasjet apo kërcënimet e gazetarëve nuk kanë vend në Europë, nuk kanë vend në asnjë vend demokraci”, citoi një zëdhënës i Juncker.

Autoritetet në Sllovaki kanë thënë se vrasjet kanë qënë të planifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat