Merkel dhe Trump të shqetësuar pas fjalimit të Putinit për armët ruse

Bota

Merkel dhe Trump të shqetësuar pas fjalimit të Putinit për armët ruse

Më: 2 mars 2018 Në ora: 15:37
Trump dhe Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump shprehën shqetësimin e tyre në një bisedë telefonike pas fjalimit të Vladimir Putin, i cili lavdëronte armët e reja të pamposhtura të forcave ruse.

‘’Kancelarja dhe presidenti janë të shqetësuar nga deklaratat e fundit të presidentit rus, Putin për zhvillim e armatimit dhe pasojave e tyre në përpjekjet e kontrollit ndërkombëtar të sistemeve të armatimit’’ , njoftoi sot kancelaria gjermane në një deklaratë.

”Në një fjalim të mbajtur në parlamentin rus, Putin na befasoi duke numëruar për rreth një ore armët e fundit të teknologjisë së lartë të Rusisë shoqëruar me pamje kompjuterike, grafika kompjuterike dhe video”, shtoi ajo.

Ai prezantoi gjithashtu lloje të reja të raketave me rreze të pakufizuar apo supersonike, mininëndetëse me mbushje bërthamore apo më tej si armët me lazer.

Uashingtoni reagoi duke akuzuar Moskën për ‘’shkelje të drejtpërdrejtë’’ të traktateve ndërkombëtare të nënshkruara nga Rusia, përfshirë traktatin INF mbi armët bërthamore me rreze të mesme, miratuar nga Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov në 1987.

SHBA-ja akuzon gjithashtu Rusinë për modernizimin e një arsenali prej 2 000 armësh bërthamore taktike duke anashkaluar detyrimet e saj në përputhje me traktatin New START, që përfshin vetëm armët strategjike dhe shërben si element thelbësor i doktrinës për frenimin e tyre.

Ky traktat i cili hyri në fuqi në vitin 2011 parashikon një zvogëlim prej 30% të numrit të armëve bërthamore që zotërohen nga dy superfuqitë atomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat