Putin tregon si do të reagonte në rast të sulmit me bombë atomike - Bota Sot
Putin tregon si do të reagonte në rast të sulmit me bombë atomike

Bota

E shtunë, 22 shtator 2018

Putin tregon si do të reagonte në rast të sulmit me bombë atomike

Më: 8 mars 2018 Në ora: 07:25
Ilustrim

Vladimir Putin ka kohë që ka hapur fushatën për zgjedhjet presidenciale që mbahen më vonë këtë muaj në Rusi.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë takimeve të shumta që ka pasur me mbështetës të tij, ai ka përmendur edhe reagimin e Rusisë ndaj ndonjë sulmi eventual me armë atomike nga shtetet rivale

Gjatë xhirimeve të një dokumentari ku promovohet personaliteti i tij, Putin ka thënë që Rusia do t’i përgjigjej me metodën e njëjtë secilit sulm me bombë atomike, dhe që në këtë rast, ‘Rusia do ta rrafshojë tërë botën me nuklearet e veta’.

“Dua t’ju them juve, dhe dua që kjo të jetë e ditur këtu dhe jashtë vendit. Planet tona për përdorimin e armëve nukleare – shpresoj që nuk do të ketë nevojë kurrë – janë vetëm në rast të nevojës për të kundërsulmuar”, ka thënë Putin.
“Vendimi për të përdorur armë të tilla ndaj shteteve tjera do të vinte vetëm nëse do ta dinim me siguri që shteti ynë është sulmuar dhe ne do të merrnim leje ligjore për t’u përgjigjur”, shtoi Presidenti rus.

“Po, do të ishte katastrofale për botën, por si qytetar i Rusisë, unë ju pyes: A ka kuptim të ekzistojë bota pa Rusinë?”, tha Putin me krenari.
Rusia është një prej shteteve më të forta sa i përket investimeve në armatim dhe gjithashtu është prej shteteve të armatosura me armë nukleare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test