Agjenti i helmuar ishte shkëmbyer me spiunen e njohur ruse - Bota Sot
Agjenti i helmuar ishte shkëmbyer me spiunen e njohur ruse

Bota

E diel, 24 qershor 2018

Agjenti i helmuar ishte shkëmbyer me spiunen e njohur ruse

Më: 8 mars 2018 Në ora: 07:31
Ilustrim

Para tetë viteve është kryer shkëmbimi i madh i spiunëve në mes të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Në mesin e tyre ishin edhe Sergej Skripal e Anya Chapman.

Sot ish-spiuni rus Sergei Skripal, lufton me vdekjen pasi që është helmuar me substancën e panjohur në qytetin Salisbury në perëndim  të Anglisë.

Rusia, për dhjetë spiunë, në mesin e të cilëve ishte Anya Chapman i dha Shteteve të Bashkuara katër rusë që ishin në burgjet e tyre, e që ishin spiun në shërbim të Perëndimit.

Emri i vërtetë i Anya Chapman ishte Anna Kushchyenko, vajza e një ish zyrtari të lartë të KGB’së

Në mesin e tyre ishte edhe Sergei Skripal (66), i cili ishte kolonel në ushtrinë ruse, zyrtar i lartë i GRU, e më pas ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në ditët e akosit pas rënies së komunizmit.
Mirëpo, në vitin 2004 ai është arrestuar me akuzën se ka shitur identitetin e agjentëve sekret rus në Evropë pranë shërbimit sekret britanik MI6.

Shërbimi sekret rus, FSB, e ka kapur duke dërguar informacione përmes një pajisje të fshehur në një gurë  fallco në një nga parqet moskovite.
Në momentin e arrestimit, ai është shpallur “spiun me çantën “Louis Viton” sepse ishin publikuar fotot e tij me çantën e shtrenjtë në aeroport, ku po shkonte të takoj agjentët e huaj, shkruan “Daily mail”.
Ai e pranoi se MI6 e ka rekrutuar që në vitin 1995 dhe se i ka dhënë informacione, duke marrë me këtë rast rreth 100.000 euro për shërbimet e tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test