Mot rekord më i ngrohtë në Zelandë të Re

Bota

Mot rekord më i ngrohtë në Zelandë të Re

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:51
pamje

Në Zelandë të Re kjo është vera më e ngrohtë ndonjëherë e matur, njoftoi Instituti kombëtar i Zelandës së Re për ujë dhe hulumtime atmosferike.

Temperatura mesatare ka qenë 18,8 gradë Celsius, që është 2,1 gradë mbi mesataren për këtë periudhë nga viti 1981 deri në vitin 2010.

Vala më e fuqishme e të nxehtit e arriti kulmin në qytetin Aleksandra në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, kur më 30 janar janë matur 38,7 gradë, që është temperatura më e lartë e matur në vend në 30 vitet e fundit.

Temperatura e detit rreth Zelandës së Re ka qenë gjashtë gradë mbi mesataren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat