India dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Bota

India dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Më: 10 mars 2018 Në ora: 12:29
Ushtarë francezë, foto nga arkivi

India dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ushtarak në Oqeanin Indian, si dhe një marrëveshje për përshpejtimin e ndërtimit të një centrali të madh bërthamor.

Marrëveshja bërthamore është konsideruar e rëndësishme, derisa kritikët kanë thënë se vendi ku do të ndërtohet centrali, Jaitpur, do të gjenerojë 9,9000 megavatë me energji në përëndim të Indisë.

Sipas marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak të nënshkruar nga kryeministri indian, Narendra Modi dhe presidenti francez, Emmanul Macron më 10 mars, në Nju Delhi, secili shtet do të hapë bazat ushtarake për anën tjetër.

Macron ka arritur në Indi më 9 mars në një vizitë katër-ditore.

India dhe Franca janë të shqetësuara pasi Kina ka zgjeruar prezencën e saj ushtarake duke hapur bazën detare në Xhibuti vitin e kaluar.

Pekini po ashtu është duke zhvilluar një rrjet tregtar, në të cilin përfshihen disa kombe aziatike dhe afrikane rreth Oqeanit Indian.

Këta hapa kanë shkaktuar alarm tek India, e cila gjendet ne zemër të rajonit të Oqeanit Indian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat